Categories Lajme

Vaksina kundër COVID-19, BE do të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor

Vendet e Bashkimit Evropian do të mund t’iu sigurojnë vaksinat edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor nga sasia të cilën do ta ndajë Komisioni Evropian. Këtë e kanë thënë të enjten në mbrëmje presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen pas përfundimit të samitit të BE-së, të zhvilluar përmes video-lidhjes. Për shkak të masave për të ngadalësuar përhapjen e virusit, takimet e nivelit më të lartë në BE vazhdojnë të zhvillohen pa praninë fizike të pjesëmarrësve.

Koordinimi i përpjekjeve në luftën kundër pandemisë ishte tema kryesore e këtij takimi të Këshillit Evropian.

Presidentja e Komisionit, Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se pret që vaksinat e para për shitje në tregun e BE-së të marrin autorizimin përkatës në pjesën e dytë të muajt dhjetor, nëse gjithçka shkon sipas skenarit pozitiv. Ajo ka thënë se disa rezultate të testeve së fundi janë shumë premtuese.

Komisioni Evropian tashmë ka arritur marrëveshje me prodhuesit kryesorë potencial të vaksinës për qindra miliona doza të tyre. Këto do tu ndahen shteteve anëtare në të njëjtën kohë, në mënyrë të barabartë, me të njëjtat kushte. Sasia do të caktohet në bazë të numrit të banorëve.

Shtetet anëtare pastaj mund të japin si donacion sasi të këtyre vaksinave vendeve tjera me të ardhura të vogla apo mesatare. Pos përgjegjësisë që BE ndjen për rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe lidhjeve përkatëse, në Bruksel si arsye për t’iu ndihmuar me vaksina është edhe ndikimi që përhapja e koronavirusit mund të ketë nga këto vende në BE dhe anasjelltas./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME