Categories Lajme

Vlorë/Shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Drashovicë, ka lënë në qiell të hapur 6 pjestarët e familjes Hoxha

Razi dhe Qeriba Hoxha, djali me nusen, Ermal dhe Enkelejda Hoxha dhe dy femijët e vegjël të tyre tashmë janë thuajse të rrënuar. Shtëpia ku banonin është rrënuar thuajse plotësisht. Familjarët kanë qenë në banesë në momentin kur kanë ndjerë erën e gazit në banesë, fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohën e duhur. Nga shpërthimi shtëpia ka marr flakë por fatmirësisht banorët nuk nuk kanë pësuar dëmtime.

Pavarsisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë, dëmet në banesë kanë qenë të shumta ,një shtëpi që thuajse është shkatërruar plotësisht. Nusja e shtëpisë Enkeljda Hoxha,mes lotëve sheh atë çfarë mbetet nga shkrumbimi i flakëve, ndërsa bën apel për ndihmë.

Shpërthimi i bombolës në fshatin Drashovicë gjatë mbrëmjes së të mërkurës,ishte rasti i dytë i rregjistruar në Vlorë brenda një dite. Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme,një tjetër bombol gazi shpërtheu në Selenicë,duke lenë të plagosur dy persona,një prej të cilëve në gjendje të rëndë,ndërsa banesa u shkatërrua plotësisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME