Categories Lajme

Shpërthimi në guroren në Krujë? Reagon policia: Lajmi i pavërtetë!

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me një lajm që u publikua ditën e sotme nga mediat, se ka pasur shpërthime në një gurore në fshatin Haliaj të Krujës.

Në njoftimin zyrtar policia deklaron se lajmi është i pavërtetë, pasi gurorja në fjalë është mbyllur që prej muajit janar.

Gjithashtu blutë bëjnë me dije se janë revokuar edhe lejet e shfrytëzimit në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon në Krujë.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i DVP Tiranë Në lidhje me një lajm të publikuar në media i cili bën fjalë për disa shpërthime në një gurore në fshatin Halilaj, Krujë, ju sqarojmë se: Pas lajmit të publikuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm dhe nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se kjo gurore është e mbyllur që në muajin janar të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mjedisi”. Gjithashtu, që në muajin janar në asnjë prej guroreve që u janë revokuar lejet e shfrytëzimit në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon në Krujë, nuk ka pasur punime. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 çdo rast të paligjshmërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME