Një shpërthim i madh ka ndodhur në Nashville, ShBA dhe ka mbuluar vendin me tym ndërsa nëpër rrugë u panë copa të thyera xhami dhe metali. Shpërthimi ndodhi rreth orës 06:40 sipas orës lokale dhe nuk është raportuar për dëme në njerëz.
Është thirrur një skuadër për të mësuar çfarë ka ndodhur, por mbetet i paqartë burimi i shpërthimit që shkaktoi lëkundje të fortë në të gjithë qytetin.
Një raport pretendoi se shpërthimi erdhi nga një automjet rekreativ por zyrtarët ende nuk e kanë verifikuar. Të tjerët thonë se ishte një ‘automjet i parkuar’, por mbetet e paqartë çfarë ka ndodhur.
