Nuk kishte se si mes shumë urimesh të mungonte edhe një dedikim nga miku i tij më i ngushtë, këngëtari shkodran Sidrit Bejleri. Ky i fundit ka publikuar në ‘Facebook’ një foto, ku shfaqen të dy të buzëqeshur.
Ndërkohë, Sidriti nuk nguron të tregojë edhe dashurinë, që ka për Shpëtimin, duke theksuar se ka marrë kënaqësi jo vetëm nga meloditë e krijuara, por edhe nga marrëdhënia mes tyre.
‘Sot Mjeshtri Shpetim Saraci jeton pranverën e 50-të. Nuk mund të mungonte as urimi juaj, sepse kemi marrë kaq kënaqësi nga meloditë që ka qëndisur aq mjeshtërisht gjithë këto vite. Kurse unë kam marrë veçanërisht edhe nga ana shpirtërore e njerzore. Urime mjeshtër! Paç jetë të gjatë, me vepra të mira dhe Zoti të udhëzoftë në çdo hap!’, shkruan Bejleri. Kujtojmë që Shpëtim Saraçi jeton prej disa vitesh në SHBA, bashkë me bashkëshorten Mira Konçi dhe dy fëmijët.