Categories Lajme

Shpëtohen nga mbytja 48 emigrantë që po shkonin në Angli. Shumica shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë

48 emigrantë u shpëtuan nga mbytja pranë Gjirit të Somme nga rojet e detit SNSM nga Tréport dhe Cayeux-sur-Mer. Ata janë shoqëruar nga zjarrfikëset dhe një ekip mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur sot (e shtunë) në orën 6:15 të mëngjesit, për shkak të problemeve në motor, ndërsa ende nuk dihen detaje të mëtejeshme.

Në bord, 48 emigrantë që po kalonin Kanalin e La Manch me shpresën për të arritur në Angli me një varkë 8 metra të gjatë. Ata ishin kryesisht shqiptarë meshkuj. Por nga 48, 5 ishin gra, ndërsa 3 të tjerë ishin fëmijë.

Pasi u nxorrën nga deti, ekipet e shpëtimit i dërguan të shpëtuarit në spital, për një vizitë të shpejtë mjekësore dhe gjendja e tyre është e mirë.

Kohët e fundit është shtuar shumë numri i emigrantëve që kërkojnë të shkojnë në Angli në rrugë të paligjshme përmes gomoneve duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Të shumtë janë edhe shqiptarët që zgjedhin këtë rrugë për të shkuar në Angli, duke paguar shumë të mëdha dhe duke pasur kokën në “torbë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME