Categories Lajme

Shpëtoi jetë njerëzish, qeni hero në Ukrainë ka çaktivizuar 150 mina

Konflikti në Ukrainë na sjell historinë e pazakonshme të një qeni hero i cili i ka ndihmuar forcat ukrainase duke shërbyer në Shërbimin Shtetëror të Emergjencave (SES) të Ukrainës.

Emri i tij është Patron dhe është vetëm 2 vjeç.

Qeni i pazakontë i racës “Parson Russell Terrier”, jo vetëm që është një nuskë fatësjellëse e Departamentit të Xhenierëve të qytetit Chernihiv, por falë nuhatjes së tij është arritur të çaktivizohet që prej fillimit të konfliktit deri në 150 mina duke shpëtuar jetën e shumë njerëzve.

Patron ka spikatur nga shumë të tjerë dhe ka një talent të jashtëzakonshëm për zbulimin e eksplozivëve.

Ai është shumë i përkushtuar duke vazhduar të çminojë qytetet dhe fshatrat e Ukrainës dhe i shoqëron ushtarët kudo.

Të vetmet shpërblime që heroi Patron merr është vëmendja nga ‘kolegët e tij xhenier’ dhe djathi.

Heroi dy kembesh ka ndihmuar Shërbimin Shtetëror të Emergjencave të pastrojë tokën nga minat vdekjeprurëse të lëna nga ushtria ruse në rajonin e Chernihiv.

Gjithashtu dhe vetë Ministri i Brendshëm ukrainas falënderoi personalisht Patronin për shërbimin e tij.

“Matroni u përmbahet rregullave. Sa herë që dëgjon një sirenë sulmi ajror, ai shkon menjëherë në strehimore, ku argëton fëmijët që fshihen nga sulmet ajrore ruse”, tha kreu i MPB-së, Denys Monastyrskyi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME