Categories Lifestyle

Shpëtoni flokët e djegura me këto maska të thjeshta

Flokët e djegur dhe majat dyshe janë ndër problemet me të shpeshta me të cilat përballen femrat . Zakonisht priremi të mendojmë që ky problem shfaqet vetëm në verë si pasojë e ekspozimit në diell dhe ujit të kripur të detit, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Më poshtë do t’ju njohim me 3 metoda natyrale mjaft efektive që trajtojnë flokët e djegur dhe majat dyshe.

Maskë me Aloe vera dhe vaj ulliri ekstra i virgjër: Aloe Vera ushqen dhe rigjeneron flokët, parandalon rënien e tyre dhe nxit rritjen. Vaji i ullirit i bën flokët më të butë dhe luan një rol mbrojtës ndaj dëmtimit. Përzieni 5 lugë çaji xhel Aloe Vera me 5 lugë çaji vaj ulliri. Njomni flokët paraprakisht me vaj ulliri dhe aplikoni maskën e krijuar nga rrënja deri tek majat. Lëreni maskën të veprojë për 1 deri në 2 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët. Në ujin që do të përdorni duhet të hidhni paraprakisht disa pika vaj esencial të pemës së çajit.

Maskë me majonezë dhe vaj ulliri: Në një tas hidhni 3 lugë çaji majonezë, 3 lugë çaji vaj ulliri dhe 3 kapsula vitaminë E. Aplikojeni maskën nga mesi i flokëve deri tek majat. Lëreni të veprojë për 1 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët dhe shampo bimore. Përsëriteni këtë procedurë 1 herë në javë dhe do të vini re përmirësim të dukshëm.

Maskë me mjaltë dhe vezë: Ky kombinim është i mrekullueshëm për flokët e dëmtuar. Maska me mjaltë dhe vezë trajton majat e dyfishta dhe forcon flokët. Përzieni dy kokrra vezë dhe dy lugë çaji mjaltë derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni maskën në të gjithë flokët nga maja deri tek rrënja dhe mbështilleni kokën me një qese plastike. Lëreni maskën të veprojë për 5 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME