Categories Lajme

Shpopullimi/ Rama shfajësohet: Trendi i largimeve do vijojë dhe për një dekadë

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama preku edhe temën e “shpopullimit” të vendit, një temë e rikthyer në vëmëndje së fundmi edhe nga presidenti I Republikës Ilir Meta. Sipas kreut të PS, është e argumentuar se ky trend largimesh do të vazhdojë edhe për një dekadë tjetër.

Edi Rama: “A është kjo një tendencë shqiptare apo rajonale e të gjithë vendeve komuniste? Ka qytete të tëra të vdekura nga Lituania në Bullgari, qytete fantazëm. Kush është Zgjidhja?

A është ardhja e Lulit dhe Saliut, Monikes, Ilirit do te ishte një magnet që mund të thithë shqiptarët në Shqipëri? Kush mund ta besojë? Është e argumentuar dhe konkluduar se edhe një dekadë tjetër trendi do të jetë ky. Më shumë do ikin sesa do vijnë.

Sa do të jetë raporti i ikjes varet, por është e qartë se nëse ne do të bëjmë gjërat e duhura dhe ato I dimë shumë mirë se kush janë dhe jemi vetëm ne që mund ti bëjmë do të jemi një ndër vendet më të stabilizuara. Që shqiptarët do të ikin dhe do të kthehen do të ikin është normale pasi kemi dalë nga bunkeri i komunizmit por që ekuilibri të jetë më i qëndrueshëm kërkon që ne të vazhdojmë të bëjmë ato që kemi bërë këto vite“

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME