Categories Lajme

“Shpresoj që Allahu të më falë”/ Fjalët që tha shqiptari pasi vrau gruan në Itali

Shpresoj që Allahu të më falë”, këto janë fjalët që 41-vjeçari shqiptar Selami Bode tha pasi vrau bashkëshorten e tij Etleva Bode (Kanolja).

31-vjeçarja shqiptare pas gati dy ditësh në koma të thellë, ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës e shtruar në reanimacionin e spitalit San Paolo në Savona, Itali. Ajo la jetimë katër fëmijë të moshës 5 deri në 13 vjeç.

Ditën e djeshme Selami Bode duhej të merrej në pyetje në burgun e Marasit, ku po mbahet për akuzën e vrasjes së rëndë për shkaqe të parëndësishme dhe për faktin se vepra është kryer ndaj bashkëshortes së tij. Megjithatë, kjo nuk ishte e mundur pasi burri është në fakt në izolim mjekësor për shkak të dyshimit për tuberkuloz.

Ndërkohë hetimet e koordinuara nga prokurori publik po ecin përpara, duke kërkuar elemente të reja për të gërmuar në jetën e çiftit.

Prokurori kërkon të dijë nëse ka pasur akte dhune në të kaluarën, para se të ndodhte vrasja. Sipas elementeve të para që dalin nga dokumentet, elementi fetar mund të ketë një rol në motivin e krimit.

41-vjeçari shqiptar i cili ishte i besimit mysliman, cilësohej si një njeri shumë i ashpër, afër formave të radikalizmit. Ai ishte vizitor i rregullt në xhaminë e Savonës, ndërsa gruaja e tij vishte gjithmonë fustane të gjatë dhe në shumë raste mbulonte edhe kokën dhe shpatullat me shami. Ajo ishte shtëpiake që dilte vetëm me të dhe me katër fëmijët e saj, për të cilët kujdesej çdo ditë. Edhe përdorimi i celularit pas një kohe të caktuar ishte i ndaluar.

Mbrëmjen në të cilën ndodhi krimi, Selami Bode dhe gruaja e tij ishin grindur: më pas gruaja ishte mbyllur në dhomën e saj për të bërë një telefonatë. Burri, duke dëgjuar zërin, hapi derën dhe i vuri duart në qafë derisa e mbyti.

Kur e pa në tokë, i frikësuar, thirri për ndihmë. Tetëdhjetë minuta u deshën për ta ringjallur gruan, ajo filloi të merrte përsëri frymë, por dëmi i pësuar ishte shumë i madh. Pas gati dy ditësh në koma ajo vdiq

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME