Categories Lajme

Shqipëri: 80 mijë persona të diagnostikuar me diabet, nuk kursen as fëmijë

Në mbarë botën diabeti po kthehet në një epidemi me 7 milionë të diagnostikuar çdo vit. Shqipëria nuk mund të mbetet pas.

Janë 80 mijë persona që jetojnë më këtë sëmundje dhe sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik vetëm vitin e kaluar u regjistruan 5 mijë raste të reja.

Diabeti nuk kursen as të vegjlit. Mjeku Endokrinolog Florian Toti thotë se janë rreth 600 fëmijë të prekur.

Ka disa simptoma përmes të cilave diabeti mund të dallohet.

Florian Toti: “Nëse prindërit vënë re tek fëmijët urinim të shpeshtë gjatë natës, etje, apo nuk po shton në peshë të bëjnë një matje glicemie dhe e kuptojnë nëse ka diabet”

Por më i përhapur është tipi 2 që prek të rriturit. Mjekët thonë se mund të parandalohet nëse tregohet kujdes.

Një nga shqetësimet që ngrenë mjekët është mungesa e rimbursimit të fishave të matjes së glicemisë për pacientët mbi 25 vjeç.

Vitin e kaluar si pasojë e sëmundjeve endokrine, ku përfshihet edhe diabeti, humbën jetën 251 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME