Categories Lajme

Shqipëri, ja sa persona kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 7859 testime nga të cilat 2643 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë qytetarë të prekur me Covid-19, ndërsa 1692 janë shëruar. Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7,859 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,643 qytetarë, në këto bashki: 1,250 në Tiranë, 137 në Durrës, 120 në Shkodër, 103 në Vlorë, 92 në Elbasan, 90 në Fier, 55 në Lushnje, Gjirokastër, 49 në Berat, 46 në Sarandë, 39 në Krujë, 37 në Lezhë, Kamëz, 35 në Korçë, 34 në Kuçovë, 29 në Kavajë, 27 në Kurbin, 26 në Vorë, 24 në Patos, 19 në Dibër, 18 në Tropojë, Mirditë, Dimal, 17 në Pogradec, 16 në Mallakastër, Cërrik, 13 në Gramsh, 11 Malësi e Madhe, Librazhd, 10 në Vau i Dejës, Divjakë, Skrapar, Belsh, 9 në Shijak, Përmet, Libohovë, Devoll, Peqin, 8 në Mat, Kolonjë, Prrenjas, 7 në Pukë, Rrogozhinë, 6 në Fushë Arrëz, Kukës, 5 në Has, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, 4 në Bulqizë, Poliçan, 3 në Klos, Tepelenë, Maliq, 2 në Rroskovec, Himarë, Këlcyrë, 1 në Konispol, Dropull. Janë 22,967 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Nje qytetar nga Kavaja 66 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1,692 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 212,879 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME