Categories Lajme

Shqipëri / Rritet numri i viktimave, ja sa raste të reja ishin në 24 orët e fundit

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit shtatë persona kanë humbur jetën. Ndërkohë, nga 1610 testime, 206 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 604, ndërkohë që në spital po marrin trajtim 79 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,610 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 206 qytetarë, në këto bashki:
87 në Tiranë, 10 në Durrës, Sarandë, 9 në Fier, Berat, Elbasan, Gramsh, 8 në Vlorë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kukës,  Patos, 3 në Shkodër, Mirditë, Belsh,  2 në Pukë, Tropojë, Lezhë, Vorë, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, 1 në Kurbin, Shijak, Krujë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Libohovë, Devoll, Poliçan, Peqin.

Janë 4,523 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 79 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 55 vjeç, një qytetar nga Elbasani 63 vjeç, një qytetar nga nga Rrogozhina 70 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 79-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 604 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 262,402 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME