Categories Lajme

Shqipëri-Serbi heqin vizat, nga 20 janari lëvizje vetëm me kartë ID

Nga dita e djeshme, shtetasit shqiptarë dhe ata serbë mund të lëvizin në të dyja vendet vetëm me kartë identiteti, pa patur nevojë për pajisje me vizë.  Lajmin e bën të ditur Ministrja Për Punë të Jashtme dhe Europën, sipas të cilës, “më datë 20 janar 2021 ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve”.

Sipas ministrisë, kjo marrëveshje i jep mundësinë qytetarëve shqiptarë të udhëtojnë drejt shtetit serb, duke përdorur vetëm një kartë identiteti biometrike si mjet identifikimi dhe kështu anasjelltas. Ja dokumentet që konsiderohen të vlefshme: Pasaportë, Pasaportë diplomatike, Pasaportë shërbimi, Një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, Kartë identiteti biometrike.

Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: Pasaportë, Pasaportë diplomatike, Pasaportë shërbimi, Leje kalimi, Kartë identiteti biometrike.Serbia bëhet vendi i pestë që e ofron këtë mundësi pas Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME