Categories Sport

Shqipëria do të luajë një miqësore me Spanjën më 26 mars

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Spanjën më 26 mars të vitit 2022. Departamenti i komunikimit në FSHF bën me dije se të dyja federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshje në Spanjë, ndërsa stadiumi dhe ora e takimit do të përcaktohen në javët në vijim. Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore. Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit Europian 1988. Ndeshja e parë u zhvillua në vendin tonë, në stadiumin “Qemal Stafa” më 3 dhjetor të vitit 1986 dhe u fitua nga spanjollët me rezultatin e ngushtë 1-2. Goli i vetëm për kuqezinjtë u shënua nga Shkëlqim Muça. Ndërsa në ndeshjen e dytë në Spanjë, më 18 nëntor 1987 Shqipëria u mund me shifrat 5-0. Ndërkaq, sfida e tretë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 1992 u zhvillua në Spanjë,  më 19 dhjetor 1990, që përfundoi në favor të spanjollëve që fituan 9-0. 4 sfidat e tjera janë zhvilluar të gjitha në kuadër të kualifikueseve për Kampionat Botëror, përkatësisht Kampionati Botëror 1994 dhe Kampionati Botëror 2018, ku Shqipëria nuk ka arritur të fitojë asnjë prej këtyre ndeshjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME