Categories Lajme

Shqipëria mund të bëjë prapaktheu, mjeku: Duhet një plan i qartë për hapjen

Ivi Kasinati, mjek në Boston, thotë se hapja e shoqërive është e paevitueshme. Referuar Shqipërisë ai thotë se masat kanë qenë drastike krahasuar me SHBA, ndërsa shton se vendi krahas hapjes  duhet të kenë një plan të përcaktuar qartë. Mundësia që të shkojmë sërish drejt mbylljes nuk  e përjashton, por mjeku për Ora News thotë se në çdo rast rikthimi të virusit bota është më e përgatitur për t’ju përgjigjur dhe për të shmangur karantimin e një popullësie të tërë.

Kasinati: Masat e parandalimit kanë qenë efektive në Shqipëri. Në vende të ndryshme të botës masat e ndalimit janë të ndryshme.Masat në Shqipëri janë diçka drastike krahasuar dhe me SHBA, në Massachusetts ku jetoj unë. Duhet të kuptojmë që do të vijë një moment që do të fillojë dhe hapja. Nuk do të jetë normale në fillim por duhet ecur drejt një normaliteti. Duhet menduar nga qeveria por kryesisht nga organet mjekësore në Shqipëri për të pasur një plan të përcaktuar dhe të qartë si do të bëhet hapja. Duhet të jemi të arsyeshëm se mund të hapemi dhe më pas të ndalosh përsëri nëse shikon një rritje të numrit të të infektuarve. Globalisht jemi më të përgatitur tani duke ditur shenjat e sëmundjes, duke ditur numrin e rasteve dhe duke pasur numrin e depistimeve që të përcaktohen zonat e nxehta më herët në mënyrë që të mos izolohet një popullësi e tërë dhe të goditet ekonomia për një periudhë të pacaktuar kohe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME