Categories Turizëm

Shqipëria në Panairin e Turizmit në Berlin, merr rolin si vendi i nderit për vitin 2025

Me sloganin ‘Albania All Senses’, Shqipëria do të jetë sërish pjesë e panairit më të madh në botë të turizmit, ITB Berlin, që zhvillohet nga data 5 deri më 7 mars në Gjermani. Në këtë panair, vendi ynë do të prezantohet me pjesëmarrjen e 26 turoperatorëve privatë dhe shtatë bashkive turistike që do të prezantojnë ofertat dhe potencialet e tyre në Berlin.

E pranishme do të jetë edhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila e ka quajtur një përfaqësim dinjitoz të Shqipërisë dhe përgatitje për vitin 2025, ku Shqipëria do të jetë zyrtarisht ”Vendi i Nderit” në ITB Berlin, duke përfituar nga një program 1-vjeçar promovimi.

“Përfaqësimi i Shqipërisë në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN në Gjermani, përmes një prezantimi dinjitoz ku gjatë tre ditëve, nga data 5 deri më 7 mars do të jemi bashkë me sektorin privat, për të paraqitur më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të pasur aktivitetesh që do të kulmojë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit në ITB BERLIN 2025”, është shprehur Kumbaro në rrjetet sociale ku ka ndarë edhe spotin zyrtar të Shqipërisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit do të ketë një sërë takimesh dhe aktivitetesh, ku përfshihet nënshkrimi i marrëveshjes zyrtare me ITB Berlin për të qenë “Vendi i Nderit” në vitin 2025, nënshkrimi i marrëveshjes me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Zurab Pololikashvili për organizimin e takimit të 70 të Komisionit për Europën të UNWTO në Tiranë, pjesëmarrje në panelin e diskutimit “Quo Vadis, destinacionet rurale?”, apo takime me homologë si ai me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë Mehmet Nuri Ersoy.

Gjithashtu pjesë e këtij panairi që nis ditën e nesërme, do të jenë edhe bashkitë Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Sarandë, Përmet dhe Tepelenë të cilat do të prezantojnë  programet e tyre  të dedikuara të promovimit. ITB Berlin operon sukesshëm prej vitit 1966 duke qenë panairi më i madh në botë i Turizmit në botë.

Shqipëria në panairin e turizmit në Berlin, merr rolin si vendi i nderit për vitin 2025

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME