Categories Sport

Shqipëria pëson disfatë, Polonia e mposht me rezulatin e thellë 4-1

Shqipëria u përpoq jo pak, por në fund iu fal cilësisë së Lewandowskit me shokë, duke u  mundur me shifrat 4-1 në Varshavë, pas një ndeshje me disa fytyra për tanët Ndeshja nisi keq për Shqipërinë. Amir Abrazhi, Elseid Hysaj dhe Keidi Bare u ndëshkuan me kartonë të verdhë, teksa dy të fundit do mungojnë në ndeshjen e ardhshme pas tre ditësh në Elbasan me Hungarinë.

Polonia përfitoi nga turbullira e kuqezinjve dhe shënoi në minutën e 12 me Robert Lewandowskin, që iu vodh mirë mbrojtjes sonë në zhvillimet e një goditje dënimi, pas faullit të shkaktuar nga Hysaj. Gjithsesi, djemtë tanë nuk u dorëzuan dhe shënuan me Sokol Cikalleshin në minutën e 25-të. Kavajasi mori shumë mirë një top të gjatë të Gjasulës dhe fitoi duelin me Glik dhe portierin, duke tundur rrjetën.

Pas këtij goli, Shqipëria kishte edhe disa raste të tjera për të shënuar, por nuk i shfrytëzoi. Ligji i futbollit na dënoi dhe Polonia rigjeti avantazhin me Adam Buksa, pas një goditje këndi.

Kaq mjaftoi për të dorëzuar Shqipërinë dhe Polonia shënoi edhe dy gola në pjesën e dytë me Krychowiak dhe Linety, duke marrë tre pikë të rëndësishme.  Vlen për t’u veçuar një episod në minutën e 65-të kur Manaj kërkoi penallti, por gjyqtari nuk e pa as në VAR rastin e dyshimtë. Pas kësaj humbje qëndrojmë në kuotën e 6 pikëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME