Categories Lajme

Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë, e cila renditet e para për tkurrjen më të lartë demografike të kësaj grup-moshe.

Në janar të vitit 2025 Shqipëria kishte 405,832 të rinj të grup-moshës 15-29 vjeç me tkurrje 18,300 brenda një viti, duke pësuar një rënie prej -4.32%. Shpejtësia e zbrazjes së vendit tonë nga rinia është katër herë më e lartë se ajo e Serbisë, e cila pason me një rënie prej -1.03%. Ndërsa vende si Sllovakia, Austria dhe Turqia regjistrojnë tkurrje minimale nën 1%, Shqipëria po përballet me një hemorragji demografike që tejkalon çdo mesatare rajonale.

Kjo diferencë bëhet akoma më i fortë kur krahasohemi me vendet që po shënojnë rritje të konsiderueshme të popullsisë së re. Për shembull, ndërkohë që Shqipëria humbet kapitalin e saj njerëzor, vende si Spanja (+2.76%), Bullgaria (+1.98%) dhe Rumania (+1.97%) po shohin një zgjerim të grup-moshës 15-29 vjeç, çka tregon një riorientim të rinisë drejt tregjeve të punës apo sistemeve të tyre arsimore. Teksa shtete si Zvicra, Islanda dhe vendet e Bashkimit Europian po stabilizojnë ose po rrisin numrin e të rinjve të tyre, Shqipëria po thellon më tej rënien, duke treguar se nevoja për politika inkurajuese për të mbajtur rininë në vend është më urgjente se kurrë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tkurrja e të rinjve është specifikë alarmante shqiptare, jo ballkanike, që po e lë vendin pa forcë punëtore aktive dhe pa energji inovative. Rënia me rreth 18,333 të rinjsh brenda një viti do të thotë se Shqipëria po humbet pothuajse një qytet të tërë të përbërë vetëm nga studentë dhe profesionistë të rinj çdo vit. Ndërkohë që Gjermania dhe Italia, dy destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar, po shënojnë rritje të popullsisë së tyre të re (përkatësisht me 0.50% dhe 0.72%), pasi kapitali njerëzor që humbet Shqipëria po shërben si “karburant” për ekonomitë e vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërsa vendet e zhvilluara po arrijnë të thithin të rinj dhe të rrisin bazën e tyre demografike, Shqipëria po tkurret me ritme që vështirësojnë çdo plan afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm. Nëse ky trend i vitit 2025 nuk frenohet, presioni mbi sistemin e pensioneve dhe mbi bizneset vendase, që tashmë vuajnë për staf, do të shkojë drejt pikës së kolapsit, duke e bërë Shqipërinë vendin me plakjen më të shpejtë në Europë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tym e flakë në Tiranë/ Çfarë ndodhi në protestën e PD-së, të plagosur qytetarë dhe efektivë

Partia Demokratike mbajti pasditen e kësaj të marte (10 shkurt 2026), protestën e tretë kombëtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, plas sherri në zonën e Skelës, ndërhyjnë forcat policore

Plas sherri në Vlorë, ndërhyn policia. Një konflikt mes disa personash mbrëmjen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Itali, makina përplaset ‘kokë më kokë’ me kamionin e plehrave, shoferi gjendet i karbonizuar

Shoferi i një makine të vogël u dogj për vdekje në një aksident që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vdekjes së 4-vjeçarit, nutricionistët paralajmërojnë rrezikun e mjaltit për fëmijët e vegjël

Referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, ku një 4-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, policia gjen dy automjete dhe tre bidona benzine…

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia në Vlorë. Ditën e djeshme, forcat…

LEXO ME SHUME