Categories Lajme

Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, ja zonat më të prekura

Pasdite e kësaj të mërkure dhe të enjtes, sipas Institutit të Gjeoshkencave, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Kukës, Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Sipas IGJEO, në 24 orët në vijim, reshje të dobëta priten edhe në qarqet e tjera.

Temperaturat do të pësojnë ulje ditën e enjtes me gati 3 gradë Celsius. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të jenë 1 gradë, ndërsa ato maksimale jo më shumë se 15 gradë Celsius.

Ndaj, në lartësitë mbi 1 mijë m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, jo vetëm në Veri, por edhe në Lindje dhe Juglindje të vendit.

Shqetësuese pritet të jetë parametri i erës, sidomos në Jug dhe në bregdet, ku era do të fryjë mesatare deri e fortë. Lundrimi i anijeve të vogla dhe ato të peshkimit vijojnë të jenë të pezulluara. Dhe, sipas kushteve atmosferike, kjo gjendje do të vijojë deri të enjten, kur edhe era pritet të reduktohet në det të hapur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME