Qytetarë të shumtë anembanë vendit janë solidarizuar në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i së martës. Qytetarë të shumtë janë bashkuar me dhimbjen e personave të dëmtuar nga tërmeti duke ofruar shtëpi dhe vende akomodimi për t’ju ardhur sadopak në ndihmë dhe për ta zbehur këtë situatë të vështirë. Një rast i tillë solidarizimi është dhe ai i qytetarit Haxhi Hoxhaj i cili ka hapur dyert e shtëpisë së tij në Vorë duke ftuar këdo që dëshiron deri në 6 persona për strehim. Qytetari Hoxhaj u bën thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti se mund të akomodohen në shtëpinë e tij dhe madje të kalojnë gjithë dimrin.


