Categories Lajme

“Shqiponjat” ndjekin nga pas të riun në Tiranë, ja çfarë i gjejnë brenda në mjet

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij i është gjetur një armë pistoletë, dhe disa telefona celularë. Kontrolle të shtuara në rrugët nacionale dhe dytësore, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, forca e posaçme “Shqiponjat” goditi një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 5 aparate celular.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, nga forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, tek “Mbikalimi i Rinasit”, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S.K., 23 vjeç, banues në Krujë.

Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rinasit” u bë ndalimi i mjetit tip “Land Rover” që drejtohej nga shtetasi S. K. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 8 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 5 aparate celular. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME