Categories Lajme

Shqiptarët edhe më të varfër, Banka Botërore: Rritja ekonomike do të ulet në 3.6 %

Ekonomia shqiptare është duke hyrën në një fazë ngadalësimi e cila mund të zgjasë disa vite. Ky paralajmërim është bërë nga Banka Botërore, që është publikuar në raportin e fundit mbi perspektivën e ekonomisë globale.

Banka Botërore është shprehur më tej, duke thënë se rritja ekonomike e Shqipërisë do të bjerë me 3.6 %. Vitin e kaluar rritja ekonomike ka rënë me 4%. Ky ngadësim ekonomik do t’i tregojë pasojat edhe në vitet në vazhdim.

Sipas Bankës Botërore, edhe për periudhën 2020-2021, ekonomia shqiptare do të rritet me ritme të ndrydhura, mesatarisht 3.5 për qind në vit.

Ngadalësimi i ekonomisë shqiptare ishte paralajmëruar më përpara, për shkak të pritshmërive për rënien e investimeve, veçanërisht atyre nga jashtë.

Përfundimi i dy projekteve të mëdha energjetike, gazjellësit transadriatik TAPdhe Kaskadës së Devollit, krijon një hendek jo të vogël në ekonomi, të cilin Shqipëria nuk arriti ta zëvendësonte me investime të reja madhore.

Vet qeveria shqiptare parashikon një skenar tjetër për ecurinë e ekonomisë. Sipas saj, rritja ekonomike e vendit do të vijë duke u forcuar deri në nivelet 4.5 për qind, por ky parashikim duket se konsiderohet euforik nga ndërkombëtarët.

Rënia në 3.5 për qind e rritjes ekonomike ka pasoja të shumëfishta. Punësimi do jetë edhe më i vështirë dhe varfëria do forcohet edhe më shumë.
Ngadalësimi ekonomik vështirëson mbajtjen nën kontroll të financave publike, të cilat kanë nisur të kërcënohen nga rikthimi i borxheve të prapambetura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME