Categories Lajme

Shqiptarët kanë në banka mbi 4 miliardë euro

Zhvlerësimi i euros ndaj lekut nuk e ka zbehur besimin që shqiptarët kanë tek monedha europiane. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, depozitat në euro u rritën me gati 9.5 për qind duke kapërcyer për herë të parë shifrën 4 miliardë euro.

Të dhënat tregojnë se euro vazhdon të mbetet monedha kryesore ku shqiptarët preferojnë të ruajnë kursimet e tyre dhe kjo tendencë nuk është përmbysur as nga rënia e ndjeshme e monedhës europiane kundrejt lekut, as nga programi i deeuroizimit.

Vetëm vitin e kaluar monedha europiane u zhvlerësua me gati 7.3 për qind kundrejt lekut duke rënë nga 133.2 lekë që ishte në 123.4 lekë aktualisht. Paralelisht në fillim të 2018-ës, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shpallën nisjen e një fushate ligjore që synonte rritjen e përdorimit të lekut në ekonominë shqiptare dhe uljen e përdorimit të euros.

Një nga masat kryesore të këtij programi është dekurajimi i kursimeve në euro duke ja u bërë bankave private më të kushtueshme mbajtjen e depozitave në monedhën europiane.

Për shkak të këtyre masave, shumë nga bankat private kanë ulur ndjeshëm interesat për depozitat në euro, madje duke i zbritur edhe ne terren negativ. Por pavarësisht kësaj, shqiptarët vazhdojnë të preferojnë euron si monedhën kryesore për të ruajtur kursimet e tyre, ndërkohë që depozitat në lekë vitin e kaluar ranë me 3.5 për qind./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME