Categories Lajme

Shqiptarët nuk shkojnë dot me pushime

Shqiptarët janë një ndër popujt më të varfër ndër 5 vendet e të tjera të rajonit, si Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Mali i ZI. Sipas një ankete të e Këshillit të Kooperimit Rajonal, një përqindje e lartë e tyre e kanë të vështirë të paguajnë faturat mujore të dritave dhe ujit, pagesën e qirasë, sigurimin e ushqimeve të nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe kalimin e pushimeve një javë jashtë vendit, Monitor.al shkruan sot se 26% e shqiptarëve në vitin 2019 nuk kishin mundësi të paguanin faturat e dritave dhe të ujit. Kjo ishte përqindja më e madhe në Rajon, ku vetëm 10 % e boshnjakeve kanë pohuar vështirësi në pagesën e tyre, 19 për qind e qytetarëve nga Kosova, 20 % e maqedonasve, 19% e qytetarëve të Malit të Zi dhe 17 për qind e serbeve.

Ndërkohë, 16% e shqiptarëve e kishin të paguanin huatë, ku 16 për qind e të pyeturve kanë pohuar se nuk kanë pasur mundësi të kryejnë pagesën, në raport me 9 për qind të boshnjakëve, 14 për qind e shtetasve nga Kosova, 13 për qind e maqedonasve, 14 % e malazezëve dhe 7% për qind të serbëve. Gati gjysma e shqiptarëve janë të privuar nga i ngrohti:
“Anketa e Barometrit të Ballkanit gjeti së vitin 2019, gati gjysma e shqiptarëve, 42 për qind e tyre nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën, ndryshe nga vendet e tjera ta Rajonit ku kjo përqindje ishte shumë e vogël. Vetëm 9 % e boshnjakëve nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën 11 % e shtetasve nga Kosova, 16% e maqedonasve, 17 % e malazezëve dhe 11 për qind e serbëve”.
Shqiptarët gjithashtu kishin përqindjen më të lartë në rajon për pamundësinë për të siguruar ushqimet dhe veshjet e nevojshme për familjen. 19 % e qytetarëve të vendit tonë pohuan se nuk kishin mundësi të siguronin këto furnizimeve jetike. “Në Bosnjë vetëm 7% e qytetarëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe rroba, 12 % e shtetasve nga Kosova, 11 % e maqedonasve, 13 % e malazezëve dhe 10 % e serbëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe rroba për familjen”, shkruan Monitor.al. Sa u përket pushimeve, 64% nuk kanë mundësi të shkojnë me pushime.

Pyetjes “A jeni përballur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia (nëse doni) gjatë 12 muajve të kaluar”, rreth 645 e shqiptarëve i janë përgjigjur Po, që sërish është përqindja më e lartë në rajon. Pas Shqipërisë renditet mali i Zi (48%), Maqedonia e Veriut (46%), Serbia (40%), Bosnjë Hercegovina (35%). Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet shtetasit nga Kosova, me vetëm 28% të totalit, që pohojnë që nuk bëjnë dot pushime. Kosova ka si destinacion kryesor për të kaluar pushime Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME