Categories Lajme

Shqiptarët po ktheheshin nga grabitja e pestë, ja sur.priza që gjetën në banesë

Tre shqiptarë të cilët bënin pjesë në një grup kriminal me aktivitet në Barcelonë, të cilët ishin të specializuar në vjedhjen e banesave, janë arrestuar nga policia e Katalonjës.Shqiptarët I përkasin moshës 26, 27 dhe 33 vjeç. Policia po i priste në banesë shqiptarët, ndërsa këta të fundit po ktheheshin nga grabitja e pestë me dhunë që kishin kryer në disa shtëpi, grabitje që ishin kryer mids datave 13-15 tetor. Të arrestuarit i arkivonin një pjesë të sendeve të vjedhura në një depo në Badalona. Sjellja e tyre ishte e njëjtë në të gjitha vjedhjet. Ata siguroheshin që nuk kishte njeri fillimisht në banesë. Më pas hynin në shtëpi dhe merrnin kryesisht artikuj që ishte më e lehtë të shiteshin në tregun e zi si bizhuteri, orë të shtrenjta, si edhe para të gatshme. Policia mundi ti identifikojë anëtarët e grupit përmes vëzhgimeve të shumta. Në grabitjen e parë, të ndodhur më 13 tetor në Caldes de Montbui, hajdutët vodhën një prej automjeteve në shtëpi. Tre autorët e dyshuar shkuan në gjykatë në 18 tetor dhe gjykata hetuese numër 6 e Santa Coloma de Gramanet ka vendosur lënien e tyre në burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME