Categories Lajme

Shqiptarët të pa shpresë edhe këtë vit të ri, vijojnë braktisjen e vendit

Dyndjet emigratore do të vazhdojnë edhe në 2019-n. Ekspertët e ekonomisë shprehen pesimistë ndaj fenomenit, duke komentuar se nuk janë marrë masat e duhura për të frenuar largimet. Diçka shqetësuese sipas tyre është se sytë nga tregu i punës jashtë i kanë jo vetëm shtresat në nevojë, por edhe punonjësit e specializuar, që nuk shikojnë mundësi për paga më të mira në vend.

“Kemi një rritje në përgjithësi të shkallës së pakënaqësisë të shtresës së mesme dhe të lartë për shkak të pamundësisë së rritjes ekonomike dhe mundësive të reja të punësimit që kërkojnë nivel kualifikimi më të lartë”. Albert Gajo, ekspert për ekonominë
“Do të dojë pak kohë më shumë, ose guxim më tepër, për të rrezikuar më tepër. Por këtë nuk e kemi, sepse e dimë se sa është buxheti për vitin 2019 dhe shikojmë që paratë nuk janë adresuar aty ku realisht mund të ndizet shpresa”. Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë
“Kjo nuk bëhet vetëm me thirrje patriotike dhe patetike, por bëhet në radhë të parë me politika ekonomike, politika sociale, me një integrim më të mirë rajonal dhe europian dhe mbi të gjitha me një kulturë të re politike dhe qeverisëse në Shqipëri”. Adrian Civici, ekspert për ekonominë
Largimet nga shtesat e mesme dhe të pasura të popullsisë, sipas ekspertëve reflektojnë perspektivën e tyre të dobët për të ardhmen.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2017 u larguan nga Shqipëria rreth 40 000 banorë, një shifër thuajse konstante ndër vite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME