Categories Lajme

Skadojnë kartat e identitetit për 1.4 milionë shqiptarë

Përgjatë muajve janar-qershor të vitit 2019 skadon afati i kartës së identitetit për 1.4 milionë shqiptarë. Në disa dalje publike, opozita thotë se ky është shqetësim real dhe ndikon në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Por duket se qytetarët nuk kanë qenë të informuar se letërnjoftimet e tyre po skadojnë. Të ndodhur përballë kësaj situate, strukturat shtetërore kanë nisur një fushatë sensibilizimi. Megjithatë, Ministria e Brendshme dhe pushteti lokal kanë marrë edhe masa të tjera, për të mos u gjendur përballë një fluksi të madh aplikuesish me afrimin e qershorit. Posta Shqiptare, si pjesë e këtij bashkëpunimi mes institucioneve, iu bën apel qytetarëve të nxitojnë. Nëse për kartat e identitetit mjafton vetëm kuponi në postë dhe paraqitja pranë kompanisë Aleat, e kundërta qëndron për pasaportat. Aplikuesit duhet të paraqiten pranë komisariatit që i ka nën juridiksion.

Për një pasaportë me procedurë të përshpejtuar çmimi është 18 mijë lekë. Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe Itali duhet të paguajnë nga 130 euro për t’u pajisur me pasaporta biometrike. Po aq duhet të paguajnë ata që jetojnë në Itali. Ndërsa ata që jetojnë në Belgjikë e Zvicër duhet të paguajnë nga 170 euro. 144 paund duhet të paguajnë shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe 240 dollarë ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Deri në datën e zgjedhjeve, shqiptarët kanë afro 6 muaj kohë për t’u pajisur me letërnjoftimet e reja, pasi në të kundërt nuk do të munden të votojnë.

karta-1100x620-1024x577

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME