Categories Lajme

Shqiptari dhe tre grekë i vranë vëllain, flet i riu: E goditën me thikë dhe e qëlluan 6 herë. Ishte pak i dehur, u grindën kot. “Kumbarët” janë të lirë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar i identifikuar si Liridon Gushali alias Liridon Hoxha dhe tre shtetas grekë, akuzohen për vrasjen e një të 34-vjeçari grek,pas një sherri në hyrjen e një lokali nate.

Vëllai i viktimës ka rrëfyer detaje të rënda, duke e cilësuar ngjarjen si një “vrasje gjakftohtë”.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti nisi pas një grindjeje të parëndësishme, ndërsa viktima, që ndodhej nën ndikimin e alkoolit, kishte debatuar me grupin.

“Është vrasje gjakftohtë. Ai u godit dy herë me thikë dhe më pas u qëllua. Nuk e di saktësisht se kush ishte arsyeja dhe kunati që ishte me të nuk tha shumë. U grindën thotë ai për një arsye të parëndësishme, edhe vëllai im ishte pak i dehur, duket se i thanë të mos pijë e të mos dalë dhe ai nuk ka ngritur shumë dhe i ka rrahur në dru. E nxorën jashtë, i sollën një thikë dhe njëri prej tyre i tha “ti e di kush jam unë,” tregon vëllai i tij.

Sipas vëllait të viktimë, i ndjeri është goditur dy herë me thikë dhe më pas gjashtë herë më armë, duke ndërruar jetë në vend.

Ai gjithashtu tha se  “kumbarët” – individë që kontrollojnë zonën dhe ofrojnë mbrojtje në mënyrë kriminale – janë të lirë të veprojnë pa ndërhyrje nga policia.

“Kumbarë janë të gjithë ata që shesin mbrojtje dhe policia nuk bën asgjë. Ai doli dhe e goditi dy herë me thikë dhe gjashtë herë e qëlloi”, pohon vëllai i viktimës. Madje, siç tha ai, ata vetë e kanë sulmuar në të kaluarën.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë, ndërsa familja e viktimës kërkon drejtësi për humbjen e të dashurit të tyre.

Kujtojmë se  burri fatkeq ishte baba i dy fëmijëve dhe së shpejti priste të tretin, pasi gruaja e tij është shtatzënë.

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit në rrugën e Korfuzit.  Gjithçka nisi kur viktima, i cili ndoshta ishte nën efektin e alkoolit, donte të hynte në një klub nate me dy shokë të tjerë të tij.

Në derë ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore kanë lënë një takim me grupin e portierëve, ose kanë pritur mbylljen e dyqanit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.

Në vetëm pak minuta situata ka agravuar dhe gjatë përleshjes autorët (katër në numër), kanë plagosur për vdekje me thikë 34-vjeçarin, duke e goditur dy herë në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe ijë.

Në fakt, sipas burimeve të policisë, njëri prej autorëve ka qëlluar me pistoletë gazi më shumë se pesë herë.

Ndonëse viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin e Serresit, pak kohë më vonë ka dhënë frymën e fundit

Me të mbërritur në vendngjarje ku ndodhi ngjarja e përgjakshme, policia ka lokalizuar dhe ka sekuestruar 6 gëzhoja nga një pistoletë.

Disa orë më vonë u arrestuan dy nga katër autorët, një 29-vjeçar nga Shqipëria dhe një 27-vjeçar nga Greqia.

Autoritetet kanë nisur një gjueti për gjetjen dhe arrestimin e dy të tjerëve, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Dosja e ngritur për rastin akuzohet për vrasje me dashje dhe bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME