Categories Lajme

Shqiptari masakron me sëpatë infermieren italiane në sy të familjarëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali dhe protagonist është një burrë me origjinë shqiptare. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka goditur dhe ka masakruar me sëpatë një 63-vjeçare në fshatin Roverto.

Shqiptari ishte fqinj me viktimën. Ai e priti jashtë shtëpisë infermieren në pension dhe më pas e qëlloi dy herë më sëpatë në kokë e fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Infermierja u vra në sy të nënës së saj 80-vjeçare, djalit dhe disa familjeve të tjera, të cilat ndodheshin në rrugë në kohën kur ndodhi ngjarja makabre.

Autori i dyshuar i ngjarjes, babai i dy vajzave, është dorëzuar pas krimit në Polici. Autori dhe viktima kishin pasur sherr të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Mara Fait ishte sulmuar edhe më parë nga autori.

Ditën e djeshme ajo po kthehej nga supermarketi pasi kishte bërë pazar me nënën e saj të moshuar dhe të sëmurë, por nuk e dinte se ky do ishte pazari i fundit për të pasi u godit për vdekje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME