Categories Lajme

Shqiptari nga Kosova humbet jetën në Itali

Një 48-vjeçar, shqiptar nga Kosova, ka humbur jetën në Itali në një aksident në punë. Mediat italiane raportojnë se viktima është Zyber Curri, i cili prej shumë vitesh jetonte në shtetin fqinj, në zonën e Edolo.

Ai punonte në një kompani në Sondrio dhe ishte duke transportuar disa materiale, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga disa metra lartësi. Fatkeqësisht për të nuk mund të bëhej më asgjë. Prokuroria italiane ka hapur një hetim për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti në punë. Ndarja e tij nga jeta ka shokuar familjarët e tij.

Sipas mediave lokale, Zyber Curri la pas gruan dhe 4 fëmijët. 48-vjeçari ishte një person i njohur dhe i respektueshëm në komunitetin ku banonte që prej viteve ’90.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME