Categories Lajme

Shqiptari shkon në Gjermani për të takuar partnerin, polici nuk e lejon derisa shikon provat

Kushtrim K. me origjinë shqiptare dëshironte që të vizitonte partnerin e tij në Konstanz të gjermanisë, por u ndalua në pikën kufitare nga një efektiv gjerman. Kujtojmë se në mënyrë që të udhëtoni për të shkuar tek një partner në Gjermani me të cilin nuk jeni ende të martuar duhet që të provoni marrëdhënien tuaj. Por, edhe pse Kushtrim K. dhe partneri i tij kishin nënshkruar paraprakisht një konfirmim të marrëdhënies, ky konfirmim nuk ishte i mjaftueshëm për efektivin e kufirit. Efektivi këmbënguli të shihte fotot e çiftit h omos eksual, ndërsa Kushtrimi e pyeti atë nëse ishte e nevojshme por doganieri kishte reaguar ashpër duke i thënë se mund të kthehet mbrapsht.

Më konkretisht Kushtrimi tha për median gjermane “20 Minuten” se:

Ai më bërtiti duke thënë se mund të kthehesha mbrapsht nëse nuk kisha dëshirë. Isha krejtësisht i hutuar dhe nën presion. Nuk kisha asnjë foto me të në rrjetet sociale. Prindërit e mi janë myslimanë të devotshëm dhe kurrë nuk do ta kuptonin marrëdhënien time.

Ndërkohë, shqiptari pasi kërkoi tek celulari i tij për një kohë të gjatë, gjeti një foto me partnerin dhe ia tregoi doganierit, por as kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi sërish efektivi kërkoi për fotografi të cilat tregojnë se ka në të vërtetë një lidhje me personin në fjalë. Dëshira e të riut ishte aq e madhe për të takuar partnerin saqë tregoi disa foto intime që kishte me atë dhe më pas doganieri e lejoi që të kalonte kufirin. Kushtrimi tha se: Ndihem aq keq dhe i ekspozuar, po sikur të ndodhte kjo situate me një çift normal.JOQ

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME