Categories Kuriozitete

Shqiptarja në Zvicër/ Berberja e preferuar për meshkujt

Profesioni i berberëve nuk është vetëm për meshkuj, të paktën këtë ka vërtetuar edhe shqiptarja, Jesma Saliu, e cila e ushtron prej vitesh në shtetin e  Zvicrës. Me origjinë nga Prilepi i Maqedonisë, Jesma Saliu së bashku me bashkëshortin e saj, Demirali Saliu, menaxhojnë biznesin e përbashkët, një sallon, ku meshkujt janë klientët dominues.

Jesma Saliu është ndoshta femra e vetme shqiptare berbere për meshkuj. Por jo vetëm kaq. Ajo është ndër berberet më të mira në Zvicër, kurse ka fituar në shumë gara edhe në Evropë. Jesma rrëfen se zanatin e berberit e ka trashëguar nga babai i saj, i cili ka qenë berberi i parë në Sion. “Këtë zanat e kam marrë nga babai të cilin e kam berber. Mua më ka pëlqyer ky zanat dhe kam filluar të punoj te babai. Ka 15 vite që e punoj këtë zanat. Unë jam nga Maqedonia, më saktë nga Zhitosha e Prilepit”, tha për Lajm.tv, berberja Jesma Saliu. Edhe pse babai ka qenë kundër që bija e tij të trashëgojë këtë zanat, Jesma ka qenë këmbëngulëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME