Categories Lajme

Shqiptarja: Si u larguam me kamion drejt Anglisë

Artikulli i saj në Lancaster Gardian ka përlotur këdo që ka emigruar apo ka përjetuar një histori të ngjashme, ndërsa sot, për herë të parë në emisionin Vizioni i Pasdites, Yllka Sinani Thompson ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, ku 22 vite më parë u detyrua të linte Gjirokastrën, e të udhëtonte drejt Anglisë bashkë me dy fëmijët e saj. Yllka Sinani përshkruan momentin e vështirë dhe ndjesitë në gazetë, kur po largohej.

Unë pashë nga dritarja e makinës derisa drita qelibar që derdhej në verandë u zbeh dhe maja e çatisë gri u zhduk plotësisht.Ndjeva ankthin e së ardhmes së panjohur ndërsa largoheshim nga shtëpia jonë. Agimi u ul në horizont dhe ndërsa dielli ngrihej ndriçoi ngadalë qytetin, duke shkëlqyer në dyqanet e braktisura dhe ndërtesat e rrënuara.
Vendi që doja ishte zhdukur.

Qyteti i zënë dhe i zhurmshëm i Tiranës kishte pushuar së ekzistuari, duke u kthyer në një qytet fantazmë. Ndërsa ne emisionin e “Vizion Plus” ,ajo tregon se u la për orë të tëra në pyll në mes të të ftohtit dhe më tej u detyrua të hipte mbrapa një kamioni.

“Kur jemi nisur nga Shqipëria, ashtu si të gjithë shqiptarët që linin vendin e tyre me pashaporta fallco, nuk e kishim bërë muhabetin që të futeshim në maune apo të përfundonim në një pyll në mes të natës.

Ishte bërë një llogari tjetër që do hipnim në avion, do iknim në Malpensa, në Dusseldorf dhe pastaj do na merrte një makinë që do na shpinte drejt Anglisë. U zhgënjyem pasi na gënjyen, përfunduam në mes të pyllit dhe pastaj hipën mbrapa maunes”, rrëfen Yllka. Më tej tregon se për itenerarin kishte paguar 8 milionë lekë, ndaj kur pa maunen u habit, por trafikanti i tha se kishte 2 minuta kohë të futej në të para se të zgjohej shoferi.

“Ose futu në maune, ose rri në pyll të bëhesh ushqim për kafshët. Në atë moment nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër dhe jeta jonë ishte në dorë të një tjetri.Udhëtimi zgjati shumë, ishim 2 ditë e 2 netë pa pirë dhe pa ngrënë”, tha Yllka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME