Categories Lajme

Shtatë pikat ku çalon strategjia për kontrollin e virusit”, flet eksperti i Shëndetit Publik

Mjeku epidemiolog Erion Dasho, një zë kritik i qeverisë në atë që e cilëson “luftë” ndaj COVID, ka veçuar shtatë pika ku çalon strategjia e saj për të vënë nën kontroll virusin.

Testimi 4-5-fish më pak nga ç’nevojitet, orientimi te spitalet private kundrejt një shifre tejet të kripur në raport me vendet e tjera europiane, mosgjurmimi i kontakteve me metoda inteligjente, mosrimbursim për mjekimin e pacientëve në shtëpi, mosmbulim me medikamente e pajisje për mjekim edhe në spitale dhe së fundmi hapje të shkollave vetëm me një udhëzim, pa plan operacional e buxhet konkret.

Të gjitha këto pika thelbësore në strategjinë anti-COVID, që s’janë veçse evidenca shkencore, rekomandim i organizatave ndërkombëtare, nuk bëhen në vendin tonë, sipas tij. Nga ana tjetër, prej javësh proklamohet një trajtim i ri, me plazmë që nuk është provuar ende as në botë nëse është efektiv. Duke kërkuar përgjegjësinë institucionale për situatën, Dasho bën një pyetje retorike, përgjigjen e së cilës e ka gati.

“Përse autoritetet shqiptare nuk marrin masat me efekte të provuara, por kuturisen me një masë me efekt të paqartë?! Problemi qëndron te fakti se zbatimi i masave të vërteta kërkon vizion, aftësi organizative dhe investime me vlerë disa dhjetëra milionë euro, ndërsa trajtimi me plazmën magjike është një masë që kushton jo më tepër se disa mijëra euro”.

Një investim joserioz, siç po bëhet tanimë, për Dashon është kosto në kurriz të qytetarëve, shëndetësore e financiare. Ndaj apelon qeverinë të përveshë mëngët dhe të marrë nën kontroll situatën duke mos bërë propagandë me COVID-in, por të merren masa që mbrojnë realisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve. “Duke mos investuar seriozisht në parandalimin, kontrollin dhe trajtimin e COVID-it, dhjetëra milionë eurot i faturohen direkt dhe indirekt qytetarit shqiptar. Koha e propagandës me COVID-in dhe e shmangies së përgjegjësive ka ikur. Nevojiten masa që mbrojnë realisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME