Categories Lajme

Shtetësinë amerikane, a e përfitojmë nga prindërit? Avokati i jep përgjigje të gjitha rasteve

Avokati amerikan Kieran both, u jep përgjigje lexuesve shqiptarë. Pyetje : Babai im u bë shtetas amerikan, po unë a quhem shtetas tani?

“Unë jam 17 vjeç dhe e kam kartën jeshile përmes babait. Prindërit e mi janë divorcuar dhe unë kam jetuar me babain që atëhere. Nëna ime e la Amerikën. A jam i ligjshëm për shtetësinë amerikane. Çfarë duhet të bëj që të marr pasaportën amerikane?

CG

Bruklin, Nju Jork.

Përgjigje: Ju mund të bëheni shtetas amerikan nëse përmbushni disa kërkesa. Duhet të plotësoni formularin e përcaktuar Form N-600( Application for Certificate of Citizenship).Babai juaj ose personi që u ka nën kujdestari gjithashtu duhet të nbushë  formularin N-600 (në emër të fëmijës së parritur). Divorci i prindërve nuk influencon  marrjen e shtetësisë amerikane nga fëmija. Gjithësesi, nëqoftëse divorci ka ndodhur para se ju të  aplikoni për shtetësisë amerikane, ju duhet të vërtetoni që keni banuar në mënyrë të ligjshme me prindin (ose me personin) që u ka pasur nën kujdestari, para se të mbushnit 18 vjeç. Por nëse prindi që është shtetas amerikan nuk është Ai që  u ka pasur në kujdestari ligjore, ju nuk do të jeni në gjendje të fitoni automatikisht shtetësinë amerikane.

 

Pyetje:

Unë  kam pasaportën amerikane të lëshuar nga Departamenti i Shtetit. A duhet të mbushë formularin N-600 për të  marrë certifikatën e shtetësisë?

BD

Short Hills, NJ

Përgjigje: Jo. Për ju nuk është e nevojshme. Pasaporta amerikane  për periudhën që është  e vlefshme, shërben si dëshmi e shtetësisë suaj. Megjithatë, mund t’ju kërkohet të tregoni Certifikatën e Shtetësisë nëse aplikoni për përfitime të caktuara, si benefite financiare, sigurime shoqërore,për punësim, për  rinovimin e pasaportës,etj.

Pyetje:

Prindërit e mi kanë ardhur në SHBA shumë vite më parë dhe unë jam lindur këtu.Tani jam 27 vjeç. Prindërit nuk i kanë marrë pasaportat amerikane sepse ata nuk kanë mësuar anglisht. Unë kam frikë se Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të më pyesin mua, se pse prindërit e mi nuk kanë dokumente. Mirëpo unë kam humbur certifikatën e lindjes. A mund të aplikoj për certifikatë të shtetësisë, për ta treguar në polici?

Anonim në Bronx, NY

Përgjigje: USCIS nuk lëshon Çertifikata Shtetësie për rastet e personave që kanë lindur  në SHBA. USCIS e  lëshon Çertifikatën e Shtetësisë vetëm për ata individë që kanë lindur jashtë Amerikës, por janë bërë shtetas të SHBA nëpërmjet prindërve të tyre ose që bëhen shtetas pas lindjes, por para se të mbushin moshës 18 vjeç. Ju duhet të aplikoni për pasaportë amerikane duke përdorur çertifikatën tuaj të lindjes së SHBA. Në Nju Jork mund të aplikoni për certifikatën e lindjes (dublikat) duke telefonuar 1-877-854-4481 ose me postë në adresën:

New York State Department of Health

Vital Records Certification Unit

P.O. Box 2602

Albany, NY 12220-2602

Aplikimet duhet të dorëzohen shoqëruar me licensën e makinës, ose  me  kartën e idenditetit( me foto), të lëshuar nga shteti ku banoni; ose të lëshuar nga ushtria amerikane. Aplikimet  mund të dorëzohen të shoqëruara  me  dy dokumente: Fatura të shërbimeve publike, ose telefonike; Letër nga një agjenci qeveritare e datuar brenda gjashtë muajve të fundit. Shumica e shteteve kanë një procedurë të ngjashme për të marrë një certifikatë lindje( dublikatë).

 

Pyetje: prindërit e mi(shtetas amerikanë) kanë vdekur. Ndikon kjo në aplikimin tim për shtetësi amerikane?

NR

Përgjigje : Jo. Vdekja e prindërve tuaj nuk influencon aplikimin tuaj për shtetësi amerikane, nëse ju automatikisht e përfitoni atë ose që në lindje, ose pas lindjes para vdekjes së prindërve. Megjithatë, vdekja e tyre mund të ndikojë në aplikimin tuaj për  marrjen  e Certifikatës të Shtetësisë nëse nuk i përmbushni kërkesat e nenit 322 të Aktit të Shtetit të Emigracionit (INA). Ju lutem vini re se seksioni 322 i INA nuk parashikon shtetësi automatike, por natyralizimin para moshës 18 vjeç dhe ju lejon të mbështeteni në praninë fizike të gjyshit tuaj në vend të pranisë fizike të prindit tuaj.

 

Pyetje : Unë aktualisht nuk banoj në Shtetet e Bashkuara. A jam ende i kualifikuar për të Certifikatën e Shtetësisë amerikane?

GL

Tiranë, Shqipëri

Përgjigje : Personat të cilët kanë marrë shtetësinë e SHBA dhe banojnë jashtë vendit duhet të kërkojnë evidencë (provë) të shtetësisë amerikane përmes aplikimit për pasaportën amerikane në Departamentin e Shtetit. Në shumicën e rasteve, duhet të jetoni në Shtetet e Bashkuara për të aplikuar për një të tillë.

Të interesuarit mund të gjejnë edhe informacione shtesë nga faqja e internetit e Shteteve të Bashkuara për Shtetësinë dhe Imigracionin (USCIS) në www.uscis.gov ose në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të SHBA (DOS) në www.travel.state.gov/ILLYRIA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME