Categories Lajme

Shtiren si oficerë policie, ja si shqiptarët përplasin furgonin me kanabis në Britani!

Ngjarje e pazakontë në Britani. Kamerat kanë filmuar momentin kur 3 persona të dyshuar si shqiptarë, duke u shtirur si policë, janë përplasur me një furgon. Blerësit e dyqanit që ishin pranë u shtangën nga pamja e Land Rover-it që u përplas disa herë drejt një furgoni të bardhë.

Sipas “Daily Mail“, filmimet tregojnë Land Rover-in që tërhiqet nga furgoni i bardhë ndërsa dy persona përpiqen të hapin dyert. Teksa makina zmbrapset dhe më pas i drejtohet sërish furgonit, dallohen dyert e dëmtuara nga përplasja.

Më pas, Land Rover-i duket sikur largohet, por asgjë nuk ka mbaruar. Duke anashkaluar makinat e tjera, ai niset drejt furgonit dhe e godet nga pas, duke e shtyrë nga vendparkimi.

Ende me dritat ndezur, makina e zezë vjen rrotull sërish dhe shkon te furgoni duke e afruar edhe më shumë te xhamat e dyqanit.

Tre meshkuj, që sipas një përdoruesi të Twitter thuhet se janë shqiptarë, ndodheshin brenda Land Rover-it i cili u kthye dhe e goditi prapë furgonin duke bërë që njëra prej gomave të shkëputej. Policia gjeti një sasi të konsiderueshme kanabisi në pjesën e pasme të furgonit. Policia ka nisur hetimet.

Dy personat brenda Peugot-it u larguan me vrap nga parkingu. Një mjet tjetër është dëmtuar, disa shtylla dhe xhami i dyqanit është krisur për shkak të goditjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME