Categories Lajme

Shtohen aksidentet, mungon sinjalistika, trafik i rënduar nga emigrantët

Mungesa e sinjalistikës rrugore dhe fluksi i lartë i makinave të emigrantëve në vend janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në vend. Alarmi ngrihet nga specialistët e fushës, sipas të cilëve ka masa të pakta parandalimi të aksidenteve. Sipas ekspertit, Gëzim Hoxha, nevojitet krijimi i autoritetit të mbikëqyrjes rrugore.

Numri i udhëtarëve që kanë humbur jetën në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 si pasojë e aksidenteve rrugore është rritur në 102 nga 98 që u regjistruan në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Referuar të dhënave të INSTAT, edhe gjatë muajit qershor numri i qytetarëve që kanë humbur jetën ka qenë 26 persona, nga 20 që ishte në 2018. Si shkak ekspertët e vënë theksin te mungesa e theksuar e sinjalistikës rrugore, por dhe fluksit të lartë të automjeteve në sezonin e verës dhe në fund të vitit kur emigrantët kthehen në atdhe.   Gëzim Hoxha, për RTV Ora deklaron se në rrugët e vendit ka masa të pakta për parandalimin e aksidenteve.

Hoxha: Shkaqet e aksidenteve janë të shumta. Ndër to fluksi, në këtë periudhë vinë shumë turistë, veç turistëve edhe shqiptarë që kthehen për tu takuar me familjarët e tyre. Janë të shkujdesur, janë të lodhur, përdorin pije alkoolike, nuk zbatohet sinjalistika rrugore. Kemi mungesë të theksuar të përdorimit të sinjalistikës.

Pavarësisht numrit të lartë të aksidenteve, në Shqipëri ka më pak automjete krahasuar me popullsinë.

Në vitin 2017 për çdo 1000 banorë u regjistruan 147 makina

Hoxha: Me këto masa të mangëta që kemi gjendja nuk do të ndryshojë. Duhet vetëm një gjë, një Autoritet i Mbikqyrjes së Sigurisë Rrugore, i cili përfshin të gjitha këto. Sot që flasim nuk ka zgjidhje dhe unë e shoh situatën të frikshme.

Në Shqipëri numërohen rreth 57 pika të zeza në infrastrukturën rrugore. Mësohet se ARRSH ka ndërhyrë në 16 të tilla, ndërsa po vijon puna për të rehabilituar situatën në 41 të tjera. Vetëm për vitin 2019, ndërhyrja do të bëhet përmes një buxheti prej 320 mijë eurosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME