Categories Lajme

Shtrenjtohet qumështi i fermerit/ Shoqata: Rrezikohet falimentimi i fabrikave

Blegtorët dhe fermat janë në rrezik falimentimi nga mospërballimi i kostos të mbajtjes të bagëtive.

Çmimi i qumështit si lëndë e parë, po blihet më shtrenjtë se asnjëherë nga fabrikat e përpunimit, sepse kostot e fermerëve dhe blegtorëve janë rritur pa fund.

Për të ndaluar ikjen e blegtorëve fabrikat e qumështit janë të detyruara ta blejnë më shtrenjtë qumështin.

Shtimin e kostove përpunuesit po e amortizojnë në rritjen e çmimeve të produkteve të bulmetit. Secili operator në treg këtë vit ka rritur të paktën 2 herë çmimet.

Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” ngre shqetësimin se kjo situatë po rrezikon edhe falimentimin e fabrikave të përpunimit të qumështit. Drejtori ekzekutiv i shoqatës Aldo Hoxha tha për “Monitor” se qumështi i lopës është 31% më i lartë, i deles 33% dhe i dhisë 50%.

“Fabrikat sot po e blejnë qumështin me çmimin më të lartë që është blerë ndonjëherë, sepse fermat dhe fermerët janë në situatë falimenti, nga rritja e çmimeve dhe kostove për çdo aktivitet që kryejnë për blegtorinë.

Bashkë me ta do të falimentojë edhe i gjithë sektori përpunimit të qumështit.

Maksimalisht me para qumështi i lopës është blerë nga fabrikat 58-59 lekë/litër me TVSH, kurse tani po blihet maksimalisht 76-77 lekë/litër me TVSH. Qumështi i deles më parë është blerë maksimalisht me 90 lekë me TVSH, kurse tani po blihet 120 lekë/litër me TVSH. Kurse çmimi maksimal i qumështit të dhisë ishte 60 lekë me TVSH, kurse tani po blihet 90 lekë me TVSH.

Nëse fabrikat e përpunimit nuk e blejnë me këtë çmim, ata falimentojnë dhe do të largohen nga sektori. Nëse largohen blegtorët, automatikisht jemi të falimentuar dhe ne. Sektori është në situate dramatike edhe nga informaliteti i lartë baxhove dhe qumështi i rrugës që po na dëmton përditë dhe më shumë”, veçon z. Hoxha.

Sipas tij rritja e çmimit të qumështit ka ardhur nga rritja e kostove të mbajtjeve të bagëtive. Në kahun tjetër përpunuesit përveçse po blejnë qumështit më shtrenjtë po vuajnë edhe rritjen e kostove nga çmimi i energjisë, gazit, plastikës dhe naftës.

“Situata me kostot është shumë e vështirë. Çdo gjë është rritur në lidhje me çmimin e lëndës së parë, naftës, gazit, plastikës, energjisë elektrike. Përveç kësaj fabrikat po blejnë qumësht me çmim shumë herë më të lartë, sepse blegtorëve u janë 2-3 fishuar çmimet e lëndës së parë ushqyese për kafshët.

Çmimi i misrit është 3-fishuar, soja 2-fishuar, jonxha 3 -fishuar. Inputet bujqësore kanë shkuar 250% rritje (nitrati, ureja, fosfati). Po ju sjell vetëm një shembull. Një fermë në vitin 2021 shpenzoi 1,100,000 lekë për inpute bujqësore për të mbjelle tokat e veta. Po e njëjta fermë, për të mbjellë të njëjtën sipërfaqe në vitin 2022, shpenzoi 3,700,000 lekë”.

Përfaqësuesi i shoqatës Industria e Përpunimit të qumështit thekson se nëse vazhdon kjo situatë dhe nuk ka ndërhyrjet e duhura nga ana e qeverisë, atëherë sektori vendas i përpunimit të qumështit nuk do të jetë konkurrues në treg përballë produkteve të importit dhe normalisht do të shkojë drejt zhdukjes së plotë. Në këtë situate sipas shoqatës është e domosdoshme plotësimi i kërkesave të vazhdueshme të sektorit, si:

1- Subvencionim direkt tek blegtori 10 lekë për çdo litër qumësht të prodhuar që dorëzohet në pika grumbullimi dhe përpunimi të licencuara, dhe jo për krerë bagëtie.

2- TVSH 6% në shitje në sektorin e përpunimit të qumështit

3- Përafrim me skemat e mbështetjes që rajoni jep për fermerët./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME