Categories Lajme

Shtyhet afati i dokumenteve të identitetit, Çuçi: Kujt i skadon ID, do të lejohet të votojë

Qeveria shqiptare ka vendosur të shtyjë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit të shtetasve shqiptarë që skadojnë më 14 maj, ose kanë skaduar para këtij afati. Sipas ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ky vendim u mor për të lehtësuar procesin e votimit në zgjedhjet e 14 majit. “

“Duke parë numrin e madh të dokumenteve që skadojnë deri në datën 14 maj, vendosëm që ta shtyjmë afatin dhe në këtë mënyrë të gjithë shtetasit mund të votojnë në datën 14 maj pavarësisht se dokumenti i tyre ka skaduar”, tha Çuçi në një konferencë për mediat.

I pyetur nëse do të ndryshojë çmimi i dokumenteve të identitetit pasi të përfundojë koncesioni dhe kompaninë prodhuese ta marrë në kontroll shteti, ministri tha është një çështje që do të vlerësohet.

“Ajo nuk është lidhur fare me çmimin. Është një marrëdhënie kontraktore me kompaninë që mbaron në fund të korrikut dhe ne si qeveri dhe unë si ministër i Brendshëm do të përfundojmë kontratën dhe do të marrim në dorëzim kompaninë.

Pastaj, vendosja e çmimit, pasi ne ta marrim në administrim këtë kompani, është çështje që vendoset. Jemi më fleksibël për të ndryshuar çmimin, se sa më parë. Por jo domosdoshmërish kjo lidhet me ndryshimin e çmimin. Pa diskutim që për dokumentet do të shohim hapësirat tona për t’ia lehtësuar në maksimum shtetasve”, tha Çuçi.

Shoqëria do të jetë në pronësi të Ministrisë së Brendshme dhe do të ketë një kapital fillestar prej 20 milionë lekësh, apo rreth 172 mijë eurosh. Shteti do të trashëgojë nga ALEAT të gjitha pasuritë e saj në 109 pika në të gjithë vendin, së bashku me punonjësit dhe programet kompjuterike.

Koncesioni i akorduar në vitin 2008 skadon këtë vit pas 15 vitesh operim, ndërsa ka qenë një nga më fitimprurësit në vendin tonë, duke arkëtuar rreth 400 milionë euro gjatë këtyre viteve. Vetëm për vitin e kaluar, ALEAT realizoi një fitim prej 2.6 miliardë lekësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ja mjetet që përdori Taulant Toma për t’u arratisur nga burgu italian

Hekurat e qelisë së tij u prenë me mjete dhe më pas ai u arratis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vodhi 5 mijë euro bizhuteri ari, shqiptari u bë për spital nga banorët. Qep gojën në Gjykatë

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Ka vdekur Bajamia, hajde”/ gruaja gjendet e pajetë në banesë, fqinja: Ishte e paralizuar, djalin e ka në burg

Një 70 vjeçare, e identifikuar si Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Deklarimi prekës i nënës së 2-vjeçarit shqiptar që e sulmoj pitbulli

Nëna e Leos dyvjeçar, i cili humbi jetën kur u sulmua nga një pit bull që familja e tij e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME