Categories Lajme

Shtyhet seanca gjyqësore për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave

Sot është mbajtur seanca gjyqësore për procesin e ekstradimit të themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, ndërkohë seanca tjetër është shtyrë për më datë 21 tetor.

Seanca gjyqësore e drejtuar nga gjyqtari Elis Dine është mbajtur në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan, ndërsa i pranishëm në seancë ishte edhe Özer.

Gjykata konfirmoi se seanca tjetër për procesin e ekstradimin të shtetasit turk do të mbahet më 21 tetor, pasi sipas gjykatës pala mbrojtëse ka kërkuar kohë që të njihet me aktet e dosjes.

Turku është shfaqur i qeshur teksa pozonte për kamerat në kafazin e qelqtë. Ozer u arrestua në Vlorë më 30 gusht 2022. Turqia kërkoi ekstradimin e tij ndërkohë që në Shqipëri, Gjykata e Elbasanit kishte vendosur për të,  më 2 shtator 2022 masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Kurse Ozer i ka mohuar akuzat dhe ka shtuar se ky që po i bëhet është një sulm politik. Ndërkohë në Turqi zyra e prokurorisë kërkon që pronari I Thodex, monedhës virtuale turke, të dënohet me 40, 562 vite burg për 3 krime.

Faruk Fatih Ozer u arratis nga Turqia me 2 miliardë dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.

Ai rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME