Categories Lajme

Shtyhet seanca në Gjykatën e Lartë për Lulzim Berishën

Seanca e dytë në Gjykatën e Lartë për ish-kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha ka dështuar, shkruan newsbomb.al. Avokatët mbrojtës të tij nuk kanë marrë pjesë sot dhe seanca e rekursit është shtyrë, për një datë të dytë brenda muajit nëntor.

Rekursi në Gjykatën e Lartë është bërë nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka kërkuar që të prishet vendimi i Gjykatës së Apelit, e cilia në vitin 2016 e nxori Lul Berishën në liri me kusht. Prej atëherë, nga ish-kreu i bandës së Durrësit nuk ka më asnjë gjurmë.

Seanca e radhës, e cila është e treta në radhë pasi dy të parat kanë dështuar, u caktua më 23  nëntor, ora 09:30.

Prej disa muajsh është i shpallur në kërkim për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, pas hetimeve që ka kryer Prokuroria Speciale SPAK. Lul Berisha qëndronte në burg për vepra të tjera penale, ndërsa tashmë kërkohet dhe për dy vrasjet e mësipërme.

Sot, anëtarët e Gjykatës së Lartë vendosën qe të përsëriten njoftimet për paraqitjen në seancë të avokatit, dhe kërkuan që të caktohet një tjetër mbrojtës ligjor kryesisht, për shkak se dy seancat e para kanë dështuar pikërisht për këtë arsye. Gjykata e Lartë në seancën e kaluar la edhe disa detyra dhe kërkoi të merrte informacion nga Prokuroria e Durrësit, nëse Berisha mbante kontakt me shërbimin e provës apo jo. Nuk dihet nëse organi i akuzës ka arritur të marrë informacion apo jo, pasi ky shtetas është në kërkim dhe është e pamundur të ketë kontakt me Shërbimin e Provës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME