Categories Lajme

Shtypi turk, elozhe Edi Ramës: Fjalët të ashpra për BE-në dhe mirënjohje Turqisë

Mediat turke i kanë bërë jehonë kritikave që kryeministri Edi Rama i ka bërë Bashkimit Europaine, ndërsa janë shprehur me lavde kundrejt tij për mirënjohjen e treguar ndaj Turqisë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kritikoi BE-në në lidhje me periudhën e epidemisë së koronavirusit. Duke kujtuar dorën e ndihmës të shtrirë nga Turqia, Rama tha: “Turqia na e dha vaksinën. Po të mos ishte Erdogani, shumë njerëz do të kishin humbur jetën në vendin tonë.”

Rama foli në Forumin e 17-të Strategjik të “Bled-it” të zhvilluar në Slloveni. Në axhendën e fjalës së Ramës ishte ajo që ndodhi gjatë procesit të koronavirusit.

Shtypi turk shkruan se i pari i qeverisë shqiptare kujtoi dorën e ndihmës së Turqisë.

Duke kritikuar qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj procesit të koronavirusit, Rama tha: “Na harruan fare.

Ai tha se Bashkimi Evropian bëri gabime të turpshme në lidhje me vaksinën në atë kohë.

Rama deklaroi se Turqia po jep ndihmë me vaksinat për Shqipërinë dhe vlerësoi presidentin Erdogan.

“Shumë njerëz do humbnin jetë pa Erdogan”, tha Rama- “Në çdo fjalim thonë se Ballkani duhet të jetë me ne dhe të mos lihet nën ndikimin e palëve të treta. Por çfarë ndodhi, Serbia e mori vaksinën nga Kina. Ne e morëm nga Turqia. Nëse nuk do të ishte presidenti Erdogan, shumë më tepër njerëz në vendin tonë do të kishin humbur jetën. Shpresoj që Evropa të marrë mësimin e saj.”

“Shpresojmë që Bashkimi Europian të mos e përsërisë gabimin e turpshëm që thjesht i shpërndanë vaksinat njëri-tjetrit dhe na harrojnë plotësisht ”, tha Rama .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME