Categories Lajme

Shuhet doktori i njohur shqiptar, ka qenë një figurë aktive edhe në politikë (EMRI)

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për mjekësinë shqiptare. Pas një beteje 1-vjeçare me një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë sot doktor Shahin Kadareja. Ai është një nga të parët Doktorë të Shkencave në fushën e mjekësisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetëra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore.

Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë. Doktor Shahin Kadare fillimisht u diplomua në vite ’60 në Tiranë dhe më pas kreu një specializim në Rumani.

Ai është themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në Shqipëri, përmes diagnostifikimit mikroskopik të tumoreve. Ai arriti të krijoje në bashkëpunim me kirurgët shqiptarë të kohës, skemën e trajtimit operativ të tumoreve, duke verifikuar rrezikshmërinë e tyre qysh gjatë operacionit.  Ai është një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990. Ai shërbeu për disa vite, pas vitit 1997 si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe vende të tjera, por iu rikthye sërisht profesionit të mjekut. Doktor Shahin Kadare është vëllai i shkrimtarit Ismail Kadare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME