Categories Lajme

Shuhet Hilmi Saqe, themeluesi i Shoqatës Patriotike Çamëria! I mbijetuari i masakrave greke që përjetoi tragjedinë me sytë e një fëmije 8 vjeçar

Themeluesi dhe kryetari i parë i Shoqatës Patriotike Çamëria në vitet 1997-2000, Hilmi Saqe është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në një spital në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej rreth dy dekadash.

I mbijetuari i masakrave greke solli dëshmi autentike për genocidin ndaj popullsisë Çame në librat dhe intervistat e tij sepse pa dhe përjetoi tragjedinë, me sytë e një fëmije 8 vjeçar. Përmes dëshmive të tij autentike për genocidin, ai ka prezantuar dhimbjen çame dhe nuk heshti për masakrën deri në frymën e fundit.

“Ne ikëm të detyruar nga Çamëria, Çamëria nuk ikën kurrë nga ne!” Këto ishin fjalët që shqiptonte gjithmonë gjatë bisedave dhe intervistave.

Saqe, i cili jetoi prej 17 vitesh në SHBA si shtetas amerikan, apeloi për drejtësi dhe njohje të genocidit nga Greqia, duke deklaruar se “Greqia përpiqet që ta mohojë masakrën, që përbën njollën e turpit për vendin që pretendon qytetërim të lashtë”.

Ëndërroi gjithë jetën të kthehej edhe një herë në vendlindjen e tij, në Grikëhor të Gumenicës, por nuk ia arriti dot. Autoritetet greke nuk e lejuan kurrë, as kur u hapën kufijtë. Por më në fund ai e gjeti zgjidhjen, me pasaportë amerikane në xhep, në qershor të vitit 2021, shkoi në shtëpinë e tij.

Hilmi Saqe lindi në Grikëhor – Gumenicë – Çamëri në në vitin1936.

Grikëhori është një nga fshatrat më të mëdha të Çamërisë. Ishte vetëm tetë vjec kur, së bashku me familjen, ushtria greke e dëboi me dhunë e barbari nga shtëpia, së bashku me mijëra shqiptarë të Çamërisë.

Megjithëse ishte i vogël, Hilmi Saqe në librat e tij “Genocidi grek kundër Çamërisë vazhdon-2006”, “Rrënjët tona çame -Tiranë, 2024”, përshkruan shumë skena tmerri dhe dhimbjeje: “Ende ne, të mbijetuarit e masakrimeve greke, ndjejmë erën e shtëpive tona që digjen! Ende shohim dhe ndjejmë erën e tymit dhe zjarrin e pushkëve dhe topave që binin mbi ne, mbi shtëpitë e pasuritë tona!

Ende shohim dhe dëgjojmë çdo natë klithmat e grave fatzeza, që ushtria kriminale e shtetit grek u nxirrte fëmijtë nga barqet! Ende ndjejmë erën e mishit të djegur nëpër furra të grave dhe fëmijëve tanë, që me aq kënaqësi shtazarake e kanibaleske i ekzekutonin kryekriminelët zervistë të shtet-kishës greke!

Ende shoh trupa grash, burrash dhe fëmijësh të shtrirë përdhe, me barqe të çarë dhe gjymtyrë e koka të prera! Ende çdo ditë dëgjoj ulërimat dhe thirrjet për ndihmë të të masakruarve të pafajshëm! Ende shoh dhe përjetoj maskrimin dhe torturat e mia, të prindërve e vëllezërve të mi, të motrës sime dhe të gjithë fëmijëve të Çamërisë. Luftrat, masakrat, dëbimin nga vendlindja, nën tytat e armëve dhe grykave të topave të një ushtrie gjakatare- terroristo-pushtuese, nuk ka gjë që i shlyen nga kujtesat tona. Ato janë memorizuar në gjithë qënien tonë. Memorizim që është gdhendur në gjenet tona dhe të pasardhësve tanë”, shprehej Hilmi Saqe në një intervistë për gazetën “Dielli” (12 korrik 2024).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME