Categories Lajme

Kreu i antimafias italiane: Shqiptarët po fitojnë lidership në trafikun e kokainës! Alarm për sigurinë dhe ekonominë e BE

Drejtori i Përgjitshëm i Antimafias Italiane Dot.Michele Carbone në një prononcim për mediat, tha se kriminaliteti shqiptar po fiton terren gjithnjë e më shumë në Itali madje po fiton lidership dhe në trafikun e kokainës

Kriminaliteti shqiptar në Itali është gjithnjë e më shumë dinamik e po fiton lidershipin në trafikun e kokainës e riciklon kapitalin që vjen nga ky aktivitet. Ne deononcojmë e informojmë për një rritje të aktivitetit kriminal shqiptar në Itali.

Ndërkohë mafia shqiptare e krimi organizuar shqiptar alarmues për sigurinë dhe ekonominë e BE, evidentohet në raportin e antimafias italiane për vitin 2024.

Raporti vjetor i Antimafias Italiane ka zbardhur dhe punën e aktivitetit investigues të rrjetit AT ON Network i ngritur më 2017 nga Komisioni Europian për një bashkëpunim efikas ndër agjencitë e policitë e vendeve europiane në luftën kundër mafias.

Ky raport në bazë në analizës së të dhënave investigative informon se pas mafias kalabreze Ndrangheta, krimi i organizuar shqiptar përbën 35% të peshës së kriminalizimit të ekonomisë e sigurisë e BE.

Ndrangheta është në vend të parë me 47% të nivelit të përfshirjes së klaneve mafioze në ekonominë europiane e pas mafias shqitpare renditet Camora me 21%, Cosa Nostra me 13% e grupet e strukturuara puglieze me 12%, raporton Syri.net.

Prej 1 shkurtit 2024 Drejtoria e Antimafias Italiane ka nisur një tjetër projekt bashkëpunimi me këtë rrjet europian me vlerë 2 milionë euro për të forcuar teknikat investigative e bashkëpunuese me partnerët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME