Categories Lajme

Shuhet ish-deputeti i Partisë Demokratike

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare shkrimtari i njohur shqiptar Bardhyl Londo. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk ia doli dot. Pak ditë më parë, një prej miqve të tij, postoi në Facebook një shkrim ku tregonte se poeti “po luftonte në këto ditë të vështira me v dekjen”.

Por miqtë dhe familjarët kanë ndarë këtë të premte të 18 shkurtit lajmin e hidhur për vdekjen e tij. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka postuar në rrjetet sociale lajmin e hidhur dhe shkruan: “Me trishtim të thellë ndajmë lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 74-vjeçare të poetit Bardhyl Londo, një ndër emrat më të rëndësishëm të poezisë shqipe, ish-redaktor pranë gazetës “Drita”, ish-Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve deri më 1998.

Në Çmimet Kombëtare të Letërsisë organizuar nga QKLL-ja dhe Ministria e Kulturës më 2021, ai fitoi vlerësimin për vëllimin poetik “Prill i hidhur” si vepra më e mirë poetike”. Bardhyl Londo lindi në vitin 1948 në Përmet.

Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”. Për disa kohë ka qenë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA). Krijimtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME