Categories Lajme

Kredia për shtëpi në shifra rekord, bankat dhanë 360 milionë euro vitin e kaluar

Vlera e kredisë së re për shtëpi shënoi një vlerë rekord prej pothuajse 360 milionë eurosh vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat disbursuan 43.4 miliardë lekë kredi me qëllim financimin e blerjes së banesave nga individët.

Vlera e kredisë së re u rrit me 64% krahasuar me një vit më parë. Shifrat e bankës qendrore tregojnë se kredia e re ka prekur nivelet më të larta në të paktën gjashtë vitet e fundit, por me shumë të ngjarë kjo është edhe vlera më e lartë vjetore e shënuar ndonjëherë.

Në fund të vitit 2021, portofoli i kredisë bankare për blerje banesash i matur si tepricë kredie arriti vlerën e 146 miliardë lekëve ose rreth 1.2 miliardë eurove. Në një vit, portofoli i kredisë për shtëpi është rritur me 14.6%.

Kredia për shtëpi është e përqendruar kryesisht në qarkun e Tiranës, por ritme të larta të rritjes vitin e kaluar shënuan edhe qarqet e Vlorës dhe Lezhës, çka tregon një shtim të investimit në prona pranë zonave bregdetare.

Kredia për shtëpi është produkti që ka udhëhequr rimëkëmbjen e kreditimit të ekonomisë në vitet e fundit.

Oferta e bankave për këtë produkt ka qenë mjaft e lartë, sepse përgjithësisht me qëllim blerjen e banesave dhe të siguruara me një kolateral në formën e pronës rezidenciale kanë raportet më të ulëta të kredive me probleme. Kredia për shtëpi është gjithashtu një produkt që mundëson rritje të qëndrueshme të portofolit të kredisë, për shkak të afateve të gjata të maturimit, por edhe një shpërndarje të mirë të rrezikut, duke ulur përqendrimin e lartë tek kreditë e mëdha në sektorin e biznesit.

Cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit ka rritur edhe kërkesën për kredi për shtëpi nga familjet, duke shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen.

Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimit të banesave u rrit me 6.7% në mesin e vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Krahasuar me periudhën bazë të vrojtimit, vitin 2013, çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur me 49.4%. Në perceptimin e aktorëve të tregut, kredia bankare ngelet një faktor i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës. Sipas agjentëve, afërsisht gjysma e transaksioneve në tregun e pronave financohen me kredi bankare. Edhe rritja e çmimeve po ndikon në vlera më të mëdha të kredive të marra nga individët për të blerë banesa.

Një faktor që me siguri e ka nxitur ndjeshëm kërkesën për kredi për shtëpi është çmimi.

Normat e interesit kanë zbritur në nivelet më të ulëta historike dhe në veçanti për kredinë për shtëpi janë në nivele edhe më tërheqëse, për shkak se kreditë se rreziku është më i ulët, por edhe sepse konkurrenca në këtë segment mes bankave është mjaft e lartë.

Norma mesatare e interesit për kreditë e reja për shtëpi në lekë vitin e kaluar ishte rreth 3.4%, me një rënie të mëtejshme nga niveli prej 3.6% i vitit 2020. Ndërsa në euro, norma mesatare e interesit për këto kredi rezultoi 3.2%, në nivele të përafërta me një vit më parë./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME