Categories Lajme

Shuhet Kolonel Fejzi Mema nga Tërbaçi

Me shumë hidherim përcjellim sot për në banesën e fundit, Kolonel Fejzi Memën, nga Tërbaçi.

Fejziu lindi në Kotë në vitin 1947. Me rezultate të larta përfundoi shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, po ashtu edhe shkollën e bashkuar të oficerave ku u titullua “Oficer” si edhe Akademinë Ushtarake.

Në vitin 1974 u emërua komisar regjimenti në Korpusin e Kukësit.

Edhe pse ishte nipi i Gjeneralit Arif Haskos i cili u dënua nga regjimi i diktaturës dhe kjo la pasoja edhe në karrierën e Fejziut, ai nuk kërkoi asnjëherë të përfitonte në demokraci nga kjo gjë dhe nuk devijoi në mbështetje politike të të majtës.

Mbas lirimit nga Ushtria në vitin 1995, Fejziu u angazhua në disa funksione në qytetin e Vlorës, si Kryetar Rajoni, shef Seksioni në Bashki dhe sekretar i Këshillit te Qarkut Vlorë.

Fejziu la pas një kontribut të madh jo vetëm si ushtarak, por edhe si një aktivist, në të gjitha sferat e shoqërisë, me karakterin dhe personalitetin e tij të veçantë. U prehsh në paqe vëlla Fejzi! Me respekt Vullnet Ruzhdi Sinaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME