Categories Kulture

Shuhet në moshën 89-vjeçare shkrimtari disident Mehmet Myftiu

Shkrimtari disident Mehmet Myftiu u shua sot në moshën 89-vjeçare.  Homazhet në nderim të tij do të mbahen në datë 25 dhjetor, ora 12.00 pranë shtëpisë së funeralit “Alba”. Shkrimtari Ismail Kadare për të ka thënë për të se: “Mehmet Myftiu ka qenë edhe vazhdon që të jetë miku im prej më shumë se 40 vitesh, ishte shkrimtari i parë me mendime të lira që kam njohur në jetën time”.

Në moshën 12-vjeçare, Mehmet Muftiu, i lindur në 1930-n, u internua në kampin nazist të Prishtinës, ku shpëtoi rastësisht nga vdekja. Pas çlirimit punoi si gazetar duke iu kushtuar në të njëjtën kohë letërsisë. Ai guxoi që të verë në dyshim ligjet e realizmit socialist edhe të mbrojë të drejtën e shprehjes së mendimit të shkrimtarit Kasëm Trebeshina.

Autoritetet komuniste e dërguan në internim, ku lindi jo vetëm romani i tij autobiografik me titullin “Shkrimtari”, që u dënua si reaksionar nga regjimi, por edhe shumica e poezive, që u botuan para një viti, pas 65 vitesh në librin “Nuk i dua thinjat”.

Mehmet Myftiu u deklarua “Armik i popullit” edhe iu hoq e drejta e botimit. Për njëzet e pesë vjet rresht ai punoi si shitës cigaresh në një kinkaleri. Veprat e tij janë botuar pas rënies së diktaturës, edhe dallohen për origjinalitetin e tyre.  Mehmet Myftiu është gjyshi i artistes Elina Duni edhe babai i shkrimtares Bessa Myftiu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME